Itali/Shënohen 2 mijë refugjatë në 24 orë, 90 viktima nga mbytja e anijes në Cutro

Zbarkimi i emigrantëve në Lampedusa vijon pa pushim. Në 24 orët e fundit mbërritjet kanë shënuar një kulm të ri me mbi 2 mijë refugjatë. 43 zbarkimeve të së premtes, me gjithsej 1778 persona, i shtohen edhe 267 emigrantët që mbërritën gjatë natës me gjashtë varka të vogla të shpëtuara nga organizata “Louise Michel” dhe nga anijet patrulluese të kapitenierisë së portit dhe policisë financiare.

Marketing

Në pikën e nxehtë të Contrada Imbriacola ka aktualisht 1,831 persona ndërkohë që janë në dispozicion më pak se 400 vende. Ndërkohë, në zonën Malteze Sar, dy varka të vogla me afrikanë nën-Saharianë në bord u mbytën: të paktën 7 persona vdiqën. Nga ana tjetër në Cutro (provincë e Crotones) u gjet trupi i viktimës së 90-të shkaktuar nga mbytja e anijes.

Marketing