Ballina Lajme Botë Itali, shënohen 29 viktima nga koronavirusi

Itali, shënohen 29 viktima nga koronavirusi

Italia raportoi të shtunën një rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi nga 21 në 29 ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në 1049 persona nga të cilët 105 pacientë ne terapi intensive ku rajoni më i prekur mbetet Lombardia.

Marketing

Përhapja e coronavirusit mori përmasa shqetësuese në Shtetet e Bashkuara, pasi nga e premtja po raportohen raste infektimesh të pacientëve që nuk kanë histori udhëtimi në vendet e prekura apo takime me të tjerë të infektuar.

Tre raste të tilla u raportuan në shtetet amerikane të Kalifornisë, Oregonit dhe Uashingtonit.

Brenda kësaj jave në Shtetet e Bashkuara janë raportuar 65 raste infektimesh, por deri më tani ato janë lidhur me udhëtimet jashtë vendit apo kontaktit me persona që kishin udhëtuar.

Përveç Kinës, epiqendra e epidemisë, Koreja e Jugut është numëron mijëra të infektuar, ku vetëm të premten autoritetet raportuan 594 raste të reja. Shumica e infektimeve janë lidhur me një sekt fetar, ku disa javë më parë një person i infektuar kishte marrë pjesë në një meshë me mbi 4000 vetë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po i ndjek rastet me shqetësim edhe në Iran ku jo zyrtarisht mësohet se kanë humbur jetën nga coronavirusi mbi 200 vetë, e dhënë e hedhur poshtë menjëherë nga Ministria e Shëndetësisë. ShBA-ja i ofroi ndihmë Irani për të frenuar epideminë, por ajo u refuzua nga Teherani zyrtar.

Ekziston frika se Koreja e Veriut po fsheh rastet e infektimit, pasi agjencia zyrtare e lajmeve citoi udhëheqësin Kim Jong Un të kërkonte gjatë mbledhjes së Byrosë Politike marrjen e të gjitha masave për të frenuar përhapjen e virusit.

Exit mobile version