Ballina Lajme Botë SHBA,shënohet vdekja e parë nga koronavirusi

SHBA,shënohet vdekja e parë nga koronavirusi

Një person në shtetin e Uashingtonit ka vdekur nga koronavirusi duke shënuar rastin e parë të vdekjes në SHBA. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarët e shëndetit publik. Ata nuk dhanë shumë detaje ndërsa paralajmëruan një konferencë për shtyp më vonë gjatë ditës.

Marketing

Të premten Shtetet e Bashkuara raportuan rastin e katërt me koronavirus për të cilat autoritetet thonë se nuk janë ende të qartë mbi mënyrën e infektimit të tyre.

Rasti më i ri u konfirmua në shtetin e Uashingtonit. Autoritetet në Oregon njoftuan gjithashtu të premten për një pacient i cili sipas tyre dyshohet se mund të jetë bartës i virusit, dy rastet e tjera janë identifikuar në Kaliforni.

Prej së shtunës herët në mëngjes në SHBA numërohen të paktën 67 raste të konfirmuara me COVID-19, pjesa më e madhe e të infektuarve janë pasagjerë të rikthyer në atdhe nga anija kruz “Diamond Princess”, e cila u vendos për disa ditë në karantinë në brigjet e Japonisë.

Koronavirusi u përhap të premten edhe në shtatë vende të tjera të botës duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të rrisë alarmin e rrezikut në nivelin më të lartë.

Meksika, Nigeria, Zelanda e Re, Lituania, Bjellorusia, Azerbajxhani dhe Islanda raportuan rastet e tyre të para me virus të premten.

Tashmë numri i vendeve të goditura nga COVID-19 ka arritur në rreth 60.

Në të gjithë botën, virusi ka vrarë më shumë se 2.900 persona ndërsa rezultojnë mbi 85 mijë raste personash të infektuar prej tij.

Marketing
Exit mobile version