Autoritetet Shëndetësore në Itali kanë bërë me dije se 28 244 persona rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, 353 persona kanë humbur jetën, shifra më e lartë që prej fillimit të muajit maj.
Prej fillimit të pandemisë Italia numëron 759,829 persona pozitivë, 39,412 prej të cilëve kanë humbur jetë.
Po në 24 orët e fundit, kanë fituar betejën me koronavirusin 6258 persona, duke shënuar një total prej 302 275 të shëruarish./