Amerikanët votojnë për presidentin e ardhshëm, pritet pjesëmarrje masive

Me përfundimin e një fushate të lodhshme dhe e ashpër presidenciale me dhjetëra miliona votues u janë drejtuar qendrave të votimit në të gjithë vendin për të vendosur nëse për katër vitet e ardhshme do të mbajnë në detyrë Presidentin republikan Donald Trump apo do të zgjedhin rivalin e tij demokrat ish-Nënpresidentin Joe Biden.

Marketing

Qendrat e votimit janë hapur në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara.

Biden filloi ditën e zgjedhjeve duke marrë pjesë në meshën në një kishë të Delaëare. Ai gjithashtu vizitoi dy qytete në Pensilvani përpara se të kthehet në Delaëare për të dhënë një fjalim në mbrëmje.

Trump filloi mëngjesin duke telefonuar programin “Fox & Friends” dhe duke thënë se ai do ta shpallte veten fitues “kur ka fitore, nëse ka fitore.” Trump po viziton selinë e tij fushatës jashtë Uashingtonit dhe më pas po kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Biden planifikon të deklarojë fitoren nëse organizatat e lajmeve raportojnë se ai ka kapur mjaftueshëm vota në kolegjin elektoral, sipas një raporti të martën nga Axios që citon këshilltarët e fushatës Biden.

Sekretari i Përkohshëm i Sigurisë Kombëtare, Chad Wolf u tha gazetarëve të martën në mëngjes se nuk ka “asnjë tregues” se një “aktor i huaj” ka ndërhyrë me sukses në zgjedhje.

Në atë që historikisht është qendra e parë e votimit që hapet pas mesnate në ShBA, zoti Biden rezulton se ka fituar të pesë votat në qytetin e vogël Dixville Notch, në Nju Hepshër, ndërsa zotit Trump ka fituar 16 me 5 në qytetin tjetër Millsfield po të Nju Hepshërit.

Gati 100 milionë njerëz e kanë thënë tashmë fjalën e tyre përmes votimit të parakohshëm e me postë, duke çuar vendin drejt pjesëmarrjes më të lartë në një shekull./

Marketing