Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga virusi korona

Një vajzë 50 ditëshe nga provinca Massa Carrara, e cila kishte qenë e shtruar në spitalin pediatrik “Meyer” në Firence si e prekur nga koronavirusi, është kthyer në shtëpi të enjten në mbrëmje. Nga spitali pak ditë më parë, ka dalë si e shëruar edhe një vajzë 2-vjeçare, ndërkohë që në spitalin pediatrik qëndron i shtruar prej së enjetes një djalë 11 vjeçar.

Marketing

Në zonën e Toskanës, ku bën pjesë edhe Firence, janë shënuar gjatë 24 orëve të fundir 106 raste të personave të infektuar me Covid-19, duke e çuar numrin total të të prekurve në këtë zonë, në 480. Mes tyre rezultojnë edhe 6 mjekë, nga të cilët një mjek i përgjithshëm në gjendje të rëndë.