Italia “blindon” vendin e parë në UEFA, priten pesë skuadra në Champions League

Fitoret e Romës, Milanit dhe Fiorentinës në ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Europa dhe Conference League i lejojnë Italisë të fitojë pikë të çmuara në renditjen e UEFA-s, të dobishme për të sjellë skuadrën e pestë të Serie A në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Marketing

Renditja e UEFA-s:

1) Italia: 16.571 (pikë)

2) Gjermania: 15.500

3) Anglia: 14,625

4) Franca: 14,416

5) Spanja: 13,437

6) Republika Çeke 13000

7) Belgjika 12400

8) Turqia 11.500

9) Portugalia 10,166

10) Holanda 10,000

Italia lë shumë pas Gjermaninë dhe Anglinë, teksa me këto rezultate është pranë një vendi shtesë në Champions League. Me Milanin dhe Romën që janë me një këmbë në fazën tjetër dhe Fioren që ka avantazhin e një goli, duket se liga italiane po bën mirë në Europë.