Italia e humb betejën e ‘lojtarit të 12-të’ pa nisur ende ndeshja me kuqezinjtë

Përveç grackave të lidhura me debutimin në një event të rëndësishëm siç është Kampionati Evropian, Italia e Luciano Spallettit do të duhet të marrë parasysh një vështirësi të mëtejshme në ndeshjen kundër Shqipërisë, e planifikuar për të shtunën e 15 qershorit në orën 21:00.

Marketing

Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë priten në “Westfalenstadion” të Dortmundit për të ndjekur ndeshjen kundër axurrëve. Shifra mbresëlënëse, të cilat do t’i bëjnë kampionët e Europës në fuqi të ndihen sikur po luajnë në “transfertë”.

Për Kampionatin Evropian, UEFA ka vendosur të reduktojë kapacitetin e “Westfalenstadion” në Dortmund nga 81 mijë vende të zakonshme në 62 mijë për arsye sigurie. Epo duhet të jenë rreth 50 mijë tifozë shqiptarë, duke rikrijuar kështu “murin e verdhë” në versionin kuqezi.

Italianët e pritshëm do të jenë “vetëm” 10 mijë, për një ndeshje që premton të jetë shumë e vështirë, të paktën për sa i përket atmosferës me të cilën do të përballen axurrët. Sipas vlerësimeve të ESPN, Shqipëria duhet të jetë kombëtarja e dytë më e përfaqësuar nga tifozët në këtë Kampionat Europian, vetëm pas Gjermanisë mikpritëse.

Numra të rëndësishëm tifozësh priten edhe në mbështetje të Anglisë, Holandës dhe Polonisë. Pritshmëria për Kampionatin Evropian në Shqipëri është aq e fortë sa kryeministri Edi Rama ka vendosur të pezullojë parlamentin për 10 ditë.

Kjo nismë është marrë për të lejuar mbi 100 ministra dhe deputetë të ndjekin ndeshjet e Grupit B kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Një zgjedhje që ka shkaktuar shumë diskutime, por që shpjegon pritshmërinë me të cilën populli shqiptar po përgatitet ta përjetojë këtë ngjarje.

Kombëtarja kuqezi në fakt nuk ishte kualifikuar në Europianin 2020 (u luajt një vit më vonë prej pandemisë së Covid-19), por e bëri “sefte” për herë të parë në histori në edicionin e vitit 2016 në Francë, ku u eliminua në fazën e grupeve.