Italia jep lajmin e mirë: Ky është ilaçi që po shëron të infektuarit me virusin korona!

Drejtori i Repartit të Onkologjisë e Terapive Inovative në Institutin e tumoreve në Napoli, Paolo Ascierto, informon për agjencinë Ansa se ka nisur kurimin e 2 pacientëve pozitiv me koronavirus, me ilacin TOCILIZUMAB, i përdorur në kurat anti artrit e reumatizëm.

Marketing

Ilaçi është përdorur për kurimin e polmonitit të shkaktuar nga koronavirusi e brenda 24 orëve një prej pacientëve ka pasur përmirësime të mëdha.

“Do ti heqim tubat e do të marr frymë vetë”, thotë mjeku. Dhe pacienti i dytë ka pasur përmirësime e gjendja e tij është e stabilizuar.

Ka nisur mjekimi dhe për 2 pacientë të tjerë dhe kërkohet një protokoll kombëtar për përdorimin e ilaçit tek të gjithë pacientët që janë në gjendje kritike.