Italia kalon 19 mijë raste, rekord në numrin e tamponëve

Vazhdojnë të rriten rastet e Covid 19 në Itali. Sipas buletinit zyrtar në 24 orët e fundit janë regjistruar 19.143 persona të infektuar dhe janë kryer 182.032 tamponë, numri më i lartë që në fillim të emergjencës.

Marketing

Ndërkohë janë shënuar 91 viktima, ndërsa një ditë më parë numri i personave që humbën jetën ishte 136. Në total Italia ka shënuar 37 mijë vdekje që në nisje të pandemisë.

Në vend numërohen 6.628 vende në terapinë intensive, nga të cilët vetëm 15% janë të të zënë nga pacientët Covid.

Marketing