Italia kapërcen 4 milionë të infektuar, regjistron 263 viktima nga Covid

Italia ka regjistruar 13,446 raste të reja me koronavirus nga 338,771 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Autoritetet e shëndetit regjistruan 263 vdekje ndërsa totali që nga fillimi i pandemisë shkon në 120,807.

Numri i të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv u ul me 57, ndërsa 411 më pak pacientë ndodheshin të shtruar në pavijonet e tjera Covid .

Marketing

Të shëruarit sot ishin 15,621. Qe nga fillimi i pandemisë, vendi numëron 4,02 milionë të infektuar dhe 3,46 milionë të shëruar.