Numri i viktimave me koronavirus në Itali ka arritur sot në 20,465.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 566 viktima më shumë, shifër kjo që tregon luhatjen e kurbës së pandemisë.
Por numri i rasteve pozitive sot është më i ulët se një ditë më parë. Janë 3,153 më shumë e numri i tyre i përgjitshëm është 159,516.
Në 24 orët e fundit 1,224 pacientë më shumë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 35,435.
Përmirësim ka dhe numri i pacientëve në terapi intensive, sot janë 83 pacientë më pak e numri i tyre është aktualiosht 3,260.
Rajonet më prekupuese mbetetn rajonet e Lombardisë, Emilia Romagna, Piemonte e Veneto.
Në Lombardi janë 280 viktima më shumë se një ditë më parë e nurmi i tyre është 10,901, ndërsa personat e infetkuar janë 60,314 e janë shënuar 1,262 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.
Deri më sot Italia ka kryer mbi 1,046,910 tampone.