Italia kryen 50 mijë tamponë në 24 orë, 346 raste pozitive

Italia vijon të shënojë qëndrueshmëri në rënien e numrit të personave të infektuar nga COVID -19 e po kështu edhe në bilancin e vdekshmërisë. Në buletinin e përditshëm janë raportuar 346 persona të infektuar në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë realizuar 50 mijë tamponë.

Marketing

Po në këtë hark kohor janë regjistruar 55 viktima, ndërkohë që Lazio ka raportuar sot edhe 23 viktima të muajve mars dhe prill të paraportuar më herët. Zonat që nuk kanë shënuar asnjë viktima janë: Valle D’Aosta, Trentino Alto Adige, Marche, Molise, Campania, Basilicata, Calabria, Puglia, Sicilia.