Italia miraton aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë miratuar aplikimin e dozës së tretë të vaksinave kundër Covid-19.

Marketing

Kjo dozë do të jetë për persona mbi 60 vjeç dhe për njerëzit me imunitete të dobët të të gjitha moshave.

Sipas informacioneve të shpërndara në rrugë zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë italiane, doza e tretë do të kryhet vetëm 6 muaj pas përmbylljes së ciklit të vaksinimit, ndërsa kushtet për të marrë këtë përforcues janë:

sëmundjet e frymëmarrjes fibroza pulmonare idiopatike
sëmundjet e frymëmarrjes që kërkojnë terapi me oksigjen
sëmundjet kardiovaskulare ato neurologjike,
skleroza amiotrofike anësore dhe sëmundje të tjera.
Teksa merret ky vendim ende 8.4 milionë italianë nuk kanë marrë akoma dozën e parë të vaksinës kundër Covid.