Italia nuk heq dorë nga Spalletti

Italia do të vazhdojë të drejtohet nga Luciano Spalletti, pavarësisht eliminimit të turpshëm nga Euro 2024. Kështu të paktën konfirmoi presidenti i federatës, Gabriele Gravina, në një konferencë për mediat nga Gjermania, para nisjes për në atdhe.

Marketing

“Na vjen keq që nuk mundëm t’i jepnim tifozëve kënaqësinë që meritojnë. Jemi të zhgënjuer që nuk mundëm të tregonim atë që dimë të bëjmë dhe atë që këta djem bënë në fazën përgatitore”, tha Gravina. “Me Spalletti-n kam folur gjerë e gjatë. Nuk mendoj që është e mundur të braktisim një projekt 3-vjeçar pas 8-9 muajsh punë. Sigurisht që ka diçka për të ndryshuar. Duhet të rritemi të gjithë”.

I zhgënjyer vijon të mbetet edhe trajneri Spalleti. Një ditë pas humbjes 2-0 me Zvicrën, tekniku italian tha: “Bëmë një hap pas, të papranueshëm. Ndeshja na kthen në pikën zero dhe duhet të rinisemi. Duhet të rinojmë skuadrën dhe të rikrijojmë një grupin. Sigurisht është e vështirë të gjesh një Chiellini apo një Bonucci tjetër”.