Shkencëtarët italianë kanë shpikur një tjetër vaksinë kundër COVID-19, e cila sipas tyre ka një efektshmëri prej 92.5 për qind.
Nga raportimet e mediave italiane, vaksina do të merret nga qytetarët vetëm me një dozë.
Sipas testimeve të deritanishme kjo vaksinë ka krijuar anti-trupa tek 92.5 për qind e personave të cilët dolën vullnetarë për qëllime studimor.
Bëhet me dije se vaksina është krijuar nga kompania “ReiThera” dhe deri më tani është testuar tek 100 persona. Kjo vaksinë arrin të krijoj antitrupa brenda 28 ditëve nga injektimi i saj.
Komisioneri për përballimin e krizës së koronavirusit, Domenico Arcuri është shprehur se kompania do të fillojë fazën e dytë dhe të tretë të testimeve dhe nëse këto faza testimesh shkojnë sipas planit, vaksina do të jetë lehtësim i madh për sistemin shëndetësor italian.
“Vaksina do të rrisë kapacitetet tona dhe do të na bëjë më shumë të pavarur nga të tjerët”, tha ai.