Italia vendos karantinë 5-ditore për udhëtarët nga vendet e BE

Italia do të vendosë karantinë të detyrueshme pesë ditore për të gjithë udhëtarët që hyjnë në këtë shtet nga vendet e BE.

Marketing

Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza do të nënshkruajë një urdhëresë që parashikonte të gjithë personat që mbërrijnë nga vendet e Bashkimit Evropian përveç tamponit në nisje do t’i nënshtrohen një karantine 5-ditore dhe një tamponi tjetër shtesë në fund të 5 ditëve.

Karantina më parë ishte parashikuar për të gjitha vendet jo-anëtare të BE-së, shkruan Ansa.it.

“Më mirë vonë se kurrë”. Kështu e komentoi Matteo Salvini urdhëresën që do të  nënshkruhet nga Ministri i Shëndetësisë.

Ndërkohë masa ka ndërmarrë edhe Gjermania e cila ka njoftuar se do të forcojë kontrollet në kufijtë tokësor për 14 ditët e ardhshme. Udhëtarët duhet të sigurojnë një test negativ të koronavirusit.