Italianët, populli që tradhton më së shumti

Italianët, një popull i shenjtë, turistësh dhe… tradhtarësh.
Të paktën sipas sondazhit të fundit të kryera nga një portal i takimeve jashtëmartesore, që konfirmon vendin e parë të vitit të shkuar, italianët nuk konsiderohen popull besnik sa i takon shtratit, duke qëndruar para spanjollëve e francezëve, të cilët renditen në vend të dytë dhe të tretë.

Marketing

Pavarësisht nga seksi, më shumë se gjysma e popullsisë italiane (67%), ka pranuar se ia ka lejuar vetes një tradhti, të paktën një herë brenda një marrëdhëniejeje.

Në këtë rast, ka edhe një “nënrenditje”, ku midis qyteteve me tradhtitë më të shpeshta, në krye të të gjithave është Roma, e ndjekur nga Milano, Napoli, Gjenova dhe Palermo.
Ja dhe identikiti i tipit të tradhtarit për këtë vit: profil socioekonomik me prirje mesatarisht të lartë, me një prani të ndieshme profesionve të lira, si biznesmenë dhe drejtues.
Pjesa më e madhe e organizon tradhtinë në mëngjes (47%) ose gjatë drekës (30%).

Po pse tradhtohet?
Arsyet vazhdojnë të jenë pak a shumë të njëjta:
-shmangia e rutinë dhe mërzitja (38%),
-mungesa e vëmendjes nga partnerët zyrtarë (33%),
i/e pakënaqur për jetën seksuale (29%).
Ndërkohë që, sa u takon vendeve të tjera evropiane, ata që tradhtojnë me një përqindje më të ulët se italianët, janë:

Norvegjia (36%),
Finlanda (37%),
Danimarka (39%),
Austria (42%),
Britania e Madhe (45%),
Belgjika (46%),
Gjermania (48%),
Franca (49%),
Spanja (53%).

Marketing