Fluturimet e para nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, të mërkurën, 1 korrik, kur aeroporti hapet sërish për fluturimet e pasagjerëve janë për në Bremen (6:00), Larnaka (6:15), Stokholm (6:30) dhe Këln (6:45) ndërsa do t’i realizojë kompania ajrore Viz Er, informojnë nga TAV Maqedoni, koncesionar i aeroporteve.
Që atje kumtojnë se aterimet e para në aeroportin e Shkupit pasnesër janë në orën 08:50 nga Stambolli (Turkish erlajns) dhe në orën 9:20 gjithashtu nga Stambolli me “Pegasus”.
Për fluturimet e tjera, koncesionari jep informacione në ueb faqe në pjesën e largimeve: http://skp.airports.com.mk/en-EN/passenger/flights/departure-flights si dhe në pjesën e Ardhjeve: http://skp.airports.com.mk/en-EN/passenger/flights/arrival-flights.