ITKSH,memorandum bashkepunimi me Dioqezen Kumanovë

Më 24 janar 2019, Instituti të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në kuadër të shtrirjes së aktiviteteve të saja hulumtuese-shkencore dhe kulturore, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Dibrës. Marrëveshja u nënshkrua në Dibër nga drejtori i Institutit, Skender Asani, dhe ushtruesi i detyrës – kryetar i Komunës së Dibrës, Eugjen Cami, në prani të kryetarit të Këshillit të kësaj komune, Bashkim Mashkulli.

Marketing

Më 27 shkurt 2019 në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, të përfaqësuar nga drejtori Dr. Skender Asani, dhe Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, të përfaqësuar nga dekani Dr. Shaban Sulejmani.

Më 8 prill 2019, në kuadër të shtrirjes së aktiviteteve hulumtuese-shkencore dhe kulturore jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, firmosi marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Hanit të Elezit.
Marrëveshja u nënshkrua në Komunën e Hanit të Elezit nga drejtori i Institutit, Skender Asani, dhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.
26.04.2019 – Mbrëmë në spektaklin e organizuar nga Televizioni kombëtar Tv21 në Shkup, i titulluar “Shkupi për shkupjanët”, u nderua me Çmimin “GRAND PRIX” edhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve – Shkup

Marketing