ITSHKSH dënon ashpër dëmtimin e bredhit të Nënë Terezës!

Dje njoftuam për shkuljen nga era të bredhit të
Nënës Terezë në sheshin e Shkupit dhe apeluam që të ndërmerren të
gjitha masat që ky bredh të rikthehet aty ku ka qenë. Çuditërisht ky
apel i ynë hasi në vesh të shurdhër dhe sot në vend se ta sanojnë
gjendjen, duke e rikthyer bredhin në gjendjen e mëparshme, atë e kanë
pre në disa pjesë, e kanë ngarkuar në kamionetë dhe e kanë dërguar në
një drejtim të panjohur. Ndërmarrja që i ky kryer këto veprime, ka
bërë një akt barbar ndaj një objekti që i takon trashëgimisë së Nënës
Terezë, sepse bëhet fjalë për një bredh që është mbjellë nga vet dora
e saj në vitin 1980, andaj ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e
Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë kërkon me urgjencë nga autoritet
komunale dhe qendrore që të nisin procedurat e marrjes në përgjegjësi
ndaj kryerësve të këtij akti të shëmtuar .

Marketing

Se në çfarë gjendje është ky bredh, flasin vet fotografitë që i
shkrepëm disa çaste pasi që është kryer kjo shëmti me pasoja të
pariparueshme.

ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë
ka kohë që ka iniciuar në formë të një elaborati shpalljen e
trashëgimisë së Nënës Terezë aset kombëtar në mbrojtje të shtetit,
andaj në frymën e kësaj kërkese këmbëngulim që institucionet
shtetërore të veprojnë në frymën e normave që parashihen ndaj të
gjithë atyre që dëmtojnë trashëgiminë kulturore e shpirtërore.
Njëherësh kërkojmë nga autoritetet e Qytetit të Shkupit që në një afat
sa më të shkurtër të mbjellin një bredh tjetër, por me përmasa më të
mëdha, ku sërish do të rikthehet shënimi i gravuar që tregon se Nënë
Tereza e kishte mbjellë një bredh në vendin ku kishte qenë shtëpia e
saj e lindjes.

ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë

Marketing