ITSHKSH dhe lidhja e shqiptarëve në botë nenshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Sot në Shkup është nënshkruar një memorandum
bashkëpunimi në mes të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe
Kulturore të Shqiptarëve dhe Lidhjes së Shqiptarëve në Botë, të
përfaqësuar nga drejtori prof.dr. Skender Asani dhe kryetari Nazmi
Jakurti, me zotimet se të dyja institucionet do të angazhohen së
bashku për të zgjeruar dhe forcuar marrëdhëniet e tyre me interes të
përgjithshëm kulturor e kombëtar.

Marketing

Ky memorandum bashkëpunimi vjen në kohën kur ITSHKSH po intensifikon
angazhimet në planin shkencor e kulturor, sidomos në zgjerimin e
bashkpunimit kombëtar e ndërkombëtar. Për rrjedhojë ITShKSh dhe Lidhja
e Shqiptarëve në Botë, do të angazhohen bashkërisht për bashkëpunim në
organizimin e konferencave shkencore. Bashkëpunimi do të konsiston
edhe në promovimin e librave e botimeve, dhe organizmit të seminareve,
kurseve, projekteve kërkimore-shkencore të përbashkëta ose ndaras, si
dhe çdo aktivitet tjetër i cili konsiderohet me interes për palët.
Kujdes i veçantë do ti kushtohet projekteve me karakter kombëtar dhe
ndërkombëtar, dedikuar nevojave të diasporës shqiptare

Projekti i parë i cili do të realizohet bashkërisht do të jetë një
simpozium shkencor që do të organizohet në fund të nëntorit të këtij
viti, me një titull pune Sfidat e shqiptarëve në mileniumin e ri dhe
perspektiva e botës shqiptare në këndvështrimin shkencor. Kontributi i
ITSHKSH në këtë simpozium pritet të jetë i prekshëm, me ç’rast Lidhja
e Shqiptarëve në Botë do të pasurohet me përvojën dhe dijen e
hulumtuesve shkencorë të ITSHKSH-së.

Bashkëpunimet e tjera në kuadrin e kësaj marrëveshje do të përcaktohen
me protokolle të veçanta. Këtu mund të vjen në shprehje kontributi i
Lidhjës Shqiptare në Botë, e cila do të mund të shfrytëzoj autoritetin
dhe kredibilitetin e vet në përgatitjen e vizitave
hulumtese-studimore nëpër botë të punonjësve shkencor të ITSHK-së.