ITSHKSH: Instituti, kujdestari më i përkushtuar i Holokaustit në rajon

Sot në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, në prani të një numri të madh studiuesish dhe autoritetesh të jetës publike, mes tjerash edhe ambasadori i Shtetit të Izraelit në Tiranë, Shkëlqesia e Tij Boaz Rodkin, u organizua një ngjarje kulturore për përkujtimin e Holokaustit te shqiptarët.

Marketing

Me këtë rast, përveç drejtorit të Muzeut, Mr. Dorjan Koçi, studiueses nga Maqedonia e Veriut, Maja Susha, Dr. Efrat Kedem-it nga Ministria e Arsimit e Izraelit, para të pranishëmve u prezantua edhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani.

Drejtori Asani foli për punën e deritanishëm të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve për afirmimin e kontributit që kanë dhënë shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore për shpëtimin e hebrenjve, duke përmendur edhe shembuj konkretë, siç është rrëfimi i Mimi Camhi Ergas-Faraggi.

“Institucioni i jonë është institucioni i vetëm shkencor në rajon që ka shfaqur kujdes për këtë temë. Si kujdestari më i përkushtuar i Holokaustit në rajon, ITSHKSH tashmë ka hapur një departament të veçantë për edukimin mbi Holokaustin”, tha Asani.