ITSHKSH me 450 fotografi shpalos trajtat e gjenocidit serb në Kosovë

Pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim në mes të
ITSHKSH dhe me Institutit të Krimeve të Luftës në Kosovë, sot në
Prishtinë bëmë hapin e pare në jetësimin e këtij bashkëpunimi.
Dorëzuam 450 fotografi me pamje nga krimet e kryera të shtetit serb
në Kosovë gjatë viteve 1998-99. Këto forografi janë pjesë e hulumtimit
tonë mbi dyvjeçar, ku janë edhe mijëra dokumente autentike, dhe me
këtë duam të përcjellim edhe një porosi deri te të gjithë studiuesit dhe
institucionet përkatëse që të punojnë pa rreshtur në dokumentimin e
krimeve në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të pastrojmë të
kaluarën, si garancë për të ardhmen.
Me këtë rast drejtori i Institutit të Krimeve të Luftës në Kosovë, Atdhe
Hetemi, shprehu faleminderimet dhe konsideratat për këtë kontribut
të Institutit tonë, me çka bëri të ditur se institucioni që ai drejton do
të jetë më i begatshëm me fonde që do t’i ndihmojnë identifimkimit të
krimeve të bëra mbi shqiptarët.
Duke i dëshiruar sukses Institutit të Krimeve të Luftës në Kosovë,
shfaqa bindjen se me një punë këmbëngulëse dhe sistematike, siç po
veprojmë edhe aktualisht, do të mund të arrijmë të dokumentojmë
me fakte e dëshmi autentike trajtat e gjenocidit serb në Kosovë, një
detyrë kjo e ngutshme që do t’i shërbente politkës dhe diplomacisë
për të inicuar një rezolutë në OKB mbi gjenocidin në Kosovë të kryer
nga Serebia./SA

Marketing