ITSHKSH organizoi orë poetike në Letnicë në kuadër të “Dritës së Gonxhës” 

Karvani i manifestimit letrar-shkencor “Drita e Gonxhës” sot u ndal në Letnicë. Poetë nga disa klube letrare lexuan poezi kushtuar figures së Nënës Tereze. Drejtori i ITSHKSH, PROF. DR. Skender Asani, u shpreh mirënjohës ndaj Famullitarit të kishës së Letnicës, Dom Marjan Demës për mundësinë që kjo orë poetike të mbahet në oborrin e kësaj kishe dhe me këtë rast shpalosi rëndësinë dhe vizionin e manifestimit letrar-shkencor “Drita e Gonxhës”.

Marketing

Në emër të shoqatës së shkrimtarëve “Ramadan Musliu” nga Vitia me një fjalë përshëndetëse u paraqit Zymrije Salihu, kurse në emër të shoqatës së shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, poeti dhe diplomati Daim Iljazi, solli mesazhe miqësie e konsiderate ,duke veçuar me këtë rast dy nobelistët shqiptarë, Nënën Tereze nga Shkupi dhe Ferid Muratin, nga Gostivari, si ambsadorë të kombit shqiptar në botë.
Në orën e sotme poetike me poezitë e tyre u paraqitën poetët: Sadiej Aliti, Daim Iljazi, Ejup Ajdini, Adem Abdullahu, Bajramali Selimi, Ramadan Mehmeti, Mehmedali Rexhepi, Selvije Abdullahu, Alektë Spahiu, Muhamet Halili, Zanë Mali, Muzafer ramiqi, Ali Ferati, Demush Mehmeti dhe Rushit Ismaili.
Në fund të ores letrare, Lirije Aliu lexoi disa thënie të nënës Tereze.
ITSHKSH në kuadër të kësaj ore letrare dhuroi edhe tre titujt më të ri të botuar ditëve të fundit, si dhe revistën “Drita e Gonxhës”, nr. 3.

Marketing