ITSHKSH shënon Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit

Sot, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RMV-së u shënua Dita
ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit, ku paneliste ishte dhe shefja e Departamentit
për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit në ITSHKSH, Maja Susha.
Në drejtim të fjalimeve dhe kumtesave senzibilizuese nga Sekretari i MPJ-së,
ambasadorja e Izraelit Simona Frankel dhe ambasadorja e Kroacisë dhe shefe e IHRA-s
Nives Tiganj , Susha elaboroi rreth rëndësisë së madhe që ka edukimi për Holokaustin në
parandalimin e pasojave të diskriminimit dhe në aftësimin për të identifikuar kontekste të
ngjashme me të kaluarën ku mund të cenohet dinjiteti i një grupi të caktuar.
Gjthashtu, ajo prezantoi dhe punën e përkushtuar të Departamentit në kuadër të
ITSHKSH-së, si botimet e monografive dhe rekomandimet e IHRA-s për edukimin rreth
Holokaustit, që në frymën me të cilën u themelua departamenti para tre vjetësh, synojnë
të nxisin një mendim të ri kritik në shoqëri dhe zbardhjen e historisë së viktimave, në
veçanti të hebrenjve të Maqedonisë së Veriut.
Puna e ITSHKSH-së këtë drejtim do të vijojë fuqishëm pasi rritja e tolerancës dhe
ndërgjegjësimit krijon një shoqëri etike dhe të përgjegjshme që u kundërvihet tendencave
ekstremiste.

Marketing