ITSHKSH thellon bashkëpunimin me Aleancën Franceze në Tetovë

Sot Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe
Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, e vizitoi drejtori i Aleancës
Franceze në Tetovë, z. Stephane Aucante (Stefan Okant), i cili u prit
nga drejtori i Institutit, Prof. Dr. Skender Asani, me
bashkëpunëtorët e tij, Sefer Tahiri- sekretari shkencor i institutit,
Emin Azemi- udhëheqës i Departamentit të letërsisë, Besnik Rameti,
udhëheqës i Departamentit të historisë, si dhe përkthyesi në Ambasadën
e Francës në Shkup, në Institutin Francez dhe në Aleancën Franceze në
Tetovë, njëkohësisht hulumtues shkencor në Departamentin e Holokaustit
në ITSHKSH, Ardian Ramadani.

Marketing

Aleanca Franceze në Tetovë, është pjesë e mozaikut të rrjetit
diplomatik dhe kulturor të Francës në Maqedoninë e Veriut, e
mbështetur nga Ambasada e Francës në Shkup dhe Instituti Francez në
Shkup.

Drejtori i ITSHKSH. Dr. Asani e njoftoi mysafirin me historikun e
themelimit të Institutit si dh me aktivitetet, botimet, sfidat me të
cilat ballafaqohet. Sipas Dr. Asanit ITSHKSH ndjek një politikë të
hapur me mundësi kreative për dsalje në treg me vlera eide që janë
kompatibile me standardet e avancuara të dijes dhe huluimtimit
shkencor. Ai vuri në dukje edhe nevojën e bashkëpunimit me
institucionet përkatëse franceze, me të cilët mund të zhvillohen ide e
projekte të përbashkëta, ku përvoja dhe dija do të kenë mundësi të
këmbehen.

z. Aucante prezantoi aktivitetet e institucionit që drejton, që është
edhe promotor i frankofonisë në Tetovë dhe në rajon. Ai është edhe
shkrimtar, autor i 8 librave, në mesin e të cilave edhe “Blanche, au
fil des jours” (E bardha, nga ditë në ditë),që iu dhurua ITSHKSH-së.
Në këtë roman personazh qendror është një zonjë plakë, e cila e
kapluar nga sëmundja e Alzajmerit, mezi ia del t`i bëjë ballë ditëve,
javëve dhe muajve të ngërthyer nga pandemia COVID-19, e ballafaquar me
vetminë dhe me sëmundjen e saj, duke nxjerrë në pah përpjekjen e
qenies njerëzore për mbijetesë, në korniza të një lufte me armikun e
panjohur.

Ky takim kaloi edhe në shenjë të këmbimit të veprave, me çrast
drejtori, Asani i dhuroi z. Aucante një sërë librash të botuara nga
instituti, si dhe e ftoi z. Aucante për pjesëmarrje në tribuna
shkencore, seminare, konferenca.
Z. Aucante, shprehu konsiderata të thella dhe falënderime të posaçme,
duke u zotuar se do të merre së shpejti pjesë në një konferencë të
Ballkanologjisë, që do të organizohet nga ITSHKSH-ja më 28 tetor 2021,
me një temë mjaft interesante nga krijimtaria e Ismail Kadaresë.
Në fund, bashkëbiseduesit u zotuan për thellim dhe forcim të
bashkëpunimit dypalësh, mes ITSHKSH-së nga njëra anë dhe Ambasadës së
Francës në Shkup, Instituti Francez në Shkup dhe Aleancës Franceze në
Tetovë, nga ana tjetër.
Krejt në fund, z. Stephane Aucante, vizitoi sallën e konferencave në
ITSHKSH, ekspozitën me rastin e 100 vjetorit kushtuar Marrëveshjes së
Versajës, ekspozitën kushtuar Kongresit të Manastirit, si dhe
ekspozitën kushtuar figurës së nobelistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiut-
Nënë Terezës.