ITSHKSH vazhdon të mbetet në fokusin e vëmendjes amerikane

Drejtori ITSHKSH-së, Skender Asani, priti sot këshilltarin për çështje politike dhe ekonomike të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, Dejvid Majers .

Marketing

Veprimtaria shkencore e hulumtuese e Institutit, përfshirë edhe konferencat shkencore si dhe botimet e shumta, ishin temat kryesore të cilat drejtori Asani i shpalosi para diplomatit amerikan, duke e siguruar atë se ITSHKSH-ja vazhdon të promovojë kulturën e dijes, me të gjitha premisat e metodologjive të avancuara shkencore.
Dalja në tregun e gjerë të konkurrencës si dhe thellimi i bashkëpunimit vendor e rajonal, sipas drejtorit Asani, janë shtyllat kryesore mbi të cilat bazohet identiteti i punës shkencore-hulumtuese i ITSHKSH-së.
Diplomati amerikan, Dejvid Majers, gjatë takimit ka shprehur interesim për punën e gjithëmbarshme të ITSHKSH-së, dhe me këtë rast ai ka mbështetur kursin drejtues të drejtorit Asani, duke e përgëzuar atë për këmbëngultësinë në avancimin e kauzave shkencore e civilizuese përmes ITSHKSH-së, veprimtaria e të cilit, siç tha ai, vazhdon të mbetet në fokusin e Ambasadës amerikane në Shkup.