Iu kërkoi qytetarëve të respektojnë masat, dhunohet kryebashkiaku italian

Kryebashkiaku i Aversës në Kazerta të Italisë, Alfonso Golia, është dhunuar nga disa qytetarë. Golia u dhuna për shkak se u kërkoi disa qytetarëve të respektonin distancën prej 1 metër, e cila është vendosur si kusht për të luftuar përhapjen e pandemisë.

Marketing

Ai u godit nga një person ndërsa iu kërkoi disa qytetarëve të respektonin distancën ndërsa mbanin radhën jashtë një banke, ashtu siç është parashikuara edhe në masat e qeverisë.

Për të evituar përshkallëzimin e situatës ndërhyri një roje sigurie, ndërsa agresori arriti të largohej nga vendngjarja

Marketing