Iu prezantua si polic dhe ia mori 10 mijë euro – mashtrohet 86-vjeçarja nga Shkupi

Një 86-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në Polici se është mashtruar nga një person, identitetin e të cilit nuk e di. Ajo ka deklaruar se personi i është prezantuar si polic duke ia kërkuar 10 mijë euro, për gjoja një aksident me fatalitet në të cilën kishte qenë e përfshirë bija e 86-vjeçares.

Marketing

“Më 14.08.2024 në ora 15.20 në SPB Shkup, 86-vjeçarja nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën e 10.000 euro. Sipas denoncimit, personi e ka kontaktuar me telefon, është prezantuar si polic dhe i ka thënë se bija e saj ka shkaktuar aksident me pasoja fatale dhe se duhet të paguajë që ta lirojë policia e Malit të Zi. Siç është denoncuar, ajo i ka tërhequr paratë nga banka dhe i ka vendosur në vendin ku i ka thënë personi. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.