Iu rikthye tumori pas 9 vitesh, përfundon operacioni i Adriana Matoshit

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, ka përfunduar me sukses operacionin në tru.

Marketing

Lajmi është konfirmuar nga kolegët e saj të cilët kanë thënë për gazetën Ekspress se prej gjysëm ore deputelja ka lënë sallën e operacionit. “Që gjysmë ore ka përfunduar me sukses operacioni”.

Matoshi njoftoi të hënën se do t’i nënshtrohej një operacioni pasi i është rikthyer pas nëntë vitesh tumori në tru.

“…Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap”, ka shkruar Matoshi.