Ivanov bën avancime në ARM në kohën e shpalljes së zgjedhjeve

Shefi i shtetit Gjorge Ivanov në periudhë kur janë nënshkruar zgjedhjet presidenciale, ka bërë avancimin e gjeneralëve dhe vendosjen e komandantëve në pozicione të caktuara në ARM, shkruan Nezavisen.mk.

Marketing

Numri i djeshëm i “Gazetës zyrtare” ka publikuar se me dekret të presidentit, shefi i Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski është avancuar nga gjeneral major në gjeneral lejtnant. Pastaj, gjenerali brigadier Mirçe Gjorgovski është emëruar për përfaqësues ushtarak të Maqedonisë në selinë e NATO-s në Bruksel, ndërsa koloneli Mario Jurishiq për atashe mbrojtës në Paris.

Të gjitha këto avancime dhe emërime Ivanov i ka nënshkruar si “president i Republikës së Maqedonisë”.

Marketing