Ivanov fiton zyrë në rrokaqiejt në lagjen Aerodrom dhe buxhet vjetor prej 165 mijë euro

Presidenti në largim Gjorgji Ivanov nuk do t’u kthehet amfiteatrove të universitetit. Ai zgjodhi të gëzojë të drejtat që i takojnë si ish president, pension aq sa e kishte edhe rrogën, pra rreth 1500 euro, një zyre në rrokaqiejt në lagjen aerodrom dhe 3 të punësuar. Megjithatë, Ivanov ka dhe 48 orë mandat dhe të drejta të plota si President. Ende nuk dihet nëse Ivanov do t’i falë të dënuarit për terrorizëm në ngjarjet e 27 prillit, pasi ata pak kohë parë kërkuan nga presidenti që ti amnistojë. Televizioni Alsat edhe njëherë herë adresoi pyetje në kabinetin e tij në lidhje me faljen e mundshme, por ai përsëri zgjodhi të heshtë, si shumë herë më parë.

Marketing

Juristi Sejfulla Osmani thotë se është thuajse e pamundur që Ivanov të falë në këto orë mandat që i kanë mbetur. Megjithatë, Osmani thotë se Ivanov do të duhet të përgjigjet edhe për shkeljet ligjore që i ka bërë në të kaluarën, siç ishte rasti me mos-dekretimin e ligjeve të miratuara në Kuvend.

Mendoj se mundësia është shumë e vogël që të ndodh një gjë e tillë. Kryetari në ikje mendoj se edhe teknikisht nuk ka mundësi që për 24 orë t’i kompletojë të gjithë këto procedura të sjell një akt të tillë, së paku ai duhet vendimet që i sjell edhe t’i shpall në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, një mundësi e tillë nuk ekziston. Po që se bën një veprim të tillë ai do të bëj edhe shkelje ligjore, gjë e cila nuk i ka munguar edhe në të kaluarën në disa raste ne kemi pasur evidente kur ai nuk ka respektuar as kushtetutën e as ligjin e posaçërisht kur bëhet fjalë për ligje që për së dyti herë janë lexuar dhe votuar në Parlament, mendoj se në të ardhmen organet përgjegjëse duhet të marrin veprime adekuate ligjore tha Sejfulla Osmani – Jurist

Kryetarja e Komisionit për Sistem Politik në VMRO-DPMNE Tanja Karakamisheva ka kërkuar nga Ivanov që orët e fundit si President t’i shfrytëzojë duke i amnistuar të dënuarit e 27 prillit. Megjithatë ekspertët juridik janë të ndarë rreth asaj nëse neni 11 i ligjit për falje ekziston në sistemin e drejtësisë apo jo. Prandaj edhe funksionarët qeveritarë me opozitarët interpretojnë në mënyrë të ndryshme këtë çështje.

Marketing