Ivanov në Poloni, mbulon me letër referencën “The Former Yugoslav”

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, dje ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për ndryshimet klimatike në Katovic të Polonisë.

Marketing

Gjatë konferencës Gjorge Ivanov ka bërë një veprim i cili është vërejtur nga gazetarët dhe është bërë lajm në mediumet vendore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjorge Ivanov, me një pjesë të letrës e ka mbuluar referencën “The Former Yugoslav”, e cila ka qenë e vendosur në vendin ku ai është dashur të ulet, ndërsa e ka lënë të duket vetëm “Republic of Macedonia”.

Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë se Maqedonia në këto momente po përballet me sfidën më të madhe që nga formimi i saj.

Ivanov po ashtu ka folur edhe për ndotjen e ajrit në Shkup, temë për të cilën tha se shumë qytetarë janë në rrezik nga grimcat e dëmshme.