Kthehen në procedurë parlamentare për lexim të tretë ligjet të cilat Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov refuzoi t’i dekretoj. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, për Alsat bëri të ditur se Rregullorja e Kuvendit e obligon kryetarin e Parlamentit që në afat prej 30 ditësh, ligjet në fjalë t’i vendosë prapë në votim, siç ka qenë rasti me ligjet e mëparshme.
Rregullorja e Kuvendit e obligon kryetarin e Parlamentit që në afat prej 30 ditësh, ligjet në fjalë t’i vendosë prapë në votim siç ka qenë rasti me ligjet e mëparshme.” – pati theksuar Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
Sipas Rregullores, nëse Presidenti vendos që të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi përsëri e rishikon ligjin në fazën e leximit të tretë, në fat prej 30 ditësh nga dita e sjelljes së ligjit.
Rregullorja e Kuvendit, Neni 173
Nëse Presidenti vendos që të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi përsëri e rishikon ligjin në fazën e leximit të tretë, në fat prej 30 ditësh nga dita e sjelljes së ligjit.
Fushata zgjedhore e kufizon më shumë afatin e Kuvendin për rimiratim. Kështu që ligjet në fjalë do të duhet të rimiratohen deri më 31 mars. Se kur ata do të vendosen në rend dite do të mësohet pasi Xhaferi të kthehet nga udhëtimi zyrtar në Rumani dhe Lituani. Në mesin e këtyre ligjeve ka edhe pika nga plani për Reforma 18. Zv.kryeministri Bujar Osmani thotë se pavarësisht sjelljes dekonstruktive të Ivanovit, Qeveria do të vazhdojë me miratimin e reformave të tjera.
Ne do të vazhdojmë punën tonë në kuadër të mundësive tona ligjore për t’i kaluar ligjet në Qeveri dhe në Parliament. Ne duhet të kuptojmë se Maqedonia është Republikë parlamentare, nuk është presidenciale dhe fjalën e fundit në aprovimin e ligjeve e ka parlamenti. Secili që do të tentojë të imponojë sistem presidencial pa ndryshim të Kushtetutës, bën vepër të rëndë penale dhe do të ketë pasoja. Por sidoqoftë, sikur në rastet e kaluara kur kishte tentim të imponimit të sistemit presidencial në mënyrë jokushtetuese, parlamenti merr në dorë procesin dhe vazhdon më tutje ashtu që do të ndodhë e njëjta në këtë rast.” -është shprehur Bujar Osmani, zv.kryeministër
Nga VMRO-DPMNE-ja veprimin e Ivanovit e konsiderojnë si të drejtë kushtetuese dhe ligjore.
Sipas Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores, presidenti duhet dhe mundet, atëherë kur vlerëson se ka bazë t’i kthejë çështjet për një vendim të dytë në Kuvend. Më shumë këtë duhet ta sqarojë ai vetë.”
Një ditë më parë nga Kuvendi njoftuan se presidenti Gjorge Ivanov ka refuzuar të nënshkruar dekretin për 11 ligje ndërkohë që të hënën ka skaduar afati edhe për 3 ligje të tjerë. Arsyeja mësohet të jetë mbishkrimi në ligje me emrin e ri të shtetit dhe të institucionit ligjvënës. – thekson Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.
/Alsat-M/