Ivanov nuk është takuar me gjeneralin e NATO-s pasi ka qenë në pushim!

Gjatë javës për vizitë në Maqedoni ka qenë komandanti i lartë i NATO-s për Evropë, gjenerali Kurtis Skaparoti i cili është takuar me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, por jo edhe me shefin e shtetit Gjorge Ivanov.

Marketing

Ivanov i cili është dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nuk ka marrë pjesë as në trajnimin e pjesëtarëve të ARM-së, ku ka qenë mysafiri i NATO-s.

Nga Kabineti i presidentit Ivanov janë përgjigjur për NOVA TV se këto ditë në agjendë ka pasur vetëm pushimin.

“Pas paralajmërimit për vizitë të komandantit të Komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Kurtis Skaparoti nga ana e kabinetit të presidentit është thënë se janë ditët kur presidenti konform agjendës është në pushim”, shkruhet në përgjigjen e kabinetit të presidentit.