Ivanov nuk respekton emrin “Maqedonia e Veriut”, mund të dënohet me burg!

?????????????????????????????????????????????????????????

Edhe pse është bë një javë që kur emri i ri “Republika e Maqedonisë së Veriut” është futur në përdorim zyrtar ashtu siç parasheh Marrëveshja e Prespës, presidenti i shtetit Gjorgi Ivanov ende e refuzon atë dhe vazhdon të përdor emrin “Republika e Maqedonisë”.

Marketing

Përveç se provokon fqiun jugor Greqinë, Ivanov në këtë mënyrë shkel edhe Kushtetutën e vendit. Poashtu rrezikon dënim, sepse shkelja e Kushtetutës dënohet me ligj.

“Emri Republika e Maqedonisë së Veriut është inkorporuar në Kushtetutën e Maqedonisë me dy të tretat e votave të deputetëve.

Duke mos e respektuar këtë emër, Ivaov bën shkelje të Kushtetutës. Dënimet për shkelje të Kushtetutës janë dsë paku 3 vite arrestt,”, thonë ekspertët e të drejtës kushtetuese për Gazetën Lajm.