Ivanov pritet që sot të deklarohet për ikjen e Gruevskit, a do ta shpëtojë?!

Presidenti Gjorgje Ivanov sot pritet të veprojë apo të deklarohet lidhur me rastin e urdhërarrestit dhe arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. “Presidenti Gjorgje Ivanov a do ta shfrytëzojë të drejtën e tij të garantuar për të mbrojtur ish-kryeministrin nga ndjekja politike”, ka shkruar portali Republika.

Marketing

Ndërkohë, Nisma “Drejtësi për Gruevskin” i bëri thirrje publike presidentit Ivanov që të shfrytëzojë të drejtën e garantuar kushtetuese dhe të mbrojë qytetarët e pafajshëm nga ndjekja politike, duke aluduar në Gruevskin. “Si popull dhe shtet nuk guxojmë të lejojmë që burgjet të mbushen me të burgosur politik”, kanë shkruar nga kjo nismë. Presidenti Ivanov më parë shpalli falje për gjithë protagonistët e përfshirë në përgjimet që u publikuan nga lideri i LSDM, Zoran Zaev, mirëpo më pas ky vendim i tij u tërhoq

Marketing