Presidenti i vendit, Gjroge ivanov, solli vendim që të mos e nënshkruaj Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për emrin me Greqinë.
“Në kryerje të funksionit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë gjithmonë veproj me përgjegjësi dhe të drejtat e mia dhe detyrimet i kryej brenda kornizave të Kushtetutës, ligjeve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në njoftimin me shkrim të presidencës.
Në njoftimin e Presidencës numërohen 5 arsye pse presidenti Ivanov refuzon ta nënshkruaj ratifikimin e Ligjit për Marrëveshjen me Greqinë.
Vendimin e solla për shkak të arsyeve në vijim:
1. Nuk kam mandat ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikim të kësaj Marrëveshje. Një ngga shtyllave të politikës sime nga programi i vitit 2014 është se nuk pranoj ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues.
2. Marrëveshja del jashtë kornizave të rezolutave 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara.
3. Marrëveshja nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është e ratifikuar në pajtueshmëri me Kushtetutën.
4. ligji për ratifikim të Marrëveshjes nuk është në pajtueshmëri me nenin 51, nenin 118 dhe nenun 119 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
5. Marrëveshja e bie Maqedoninë në gjendje të nënshtrimit dhe varësisë nga shtete tjera, konkretisht të Greqisë.
Më 17 qershor kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras, nënshkruan Marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore.
Deputetët më 20 qershor me 69 vota “për”, asnjë kundër dhe përmbajtur e ratifikuan marrëveshjen me Greqinë, që më datën 17 të këtij muaji në Prespë e nënshkruan shefat e diplomacive të të dy vendeve, Nikolla Dimtirov dhe Nikos Koxias.
Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, në rast të vetos nga presidenti i vendit, ligji sërish shkon në procedurë kuvendore, por atëherë do të duhet të votohet me shumicë absolute të numrit të përgjithshëm të deputetëve, përkatësisht të marrë dritë të gjelbër prej së paku 61 deputetëve. Ligji në atë rast sërish i dërgohet presidentit, i cili sipas Kushtetutës është i obliguar ta nënshkruajë.