Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, ka vendosur që të falë 16 persona me rastin e vitit të ri 2019.
Në vendimin e marrë nga presidenti shkruan se 16 personat do të lirohen pjesërisht nga faji, në kohëzgjatje prej 2 deri 6 muaj, përcjell Makfaxi. Të dënuarit të cilët do të falen pjesërisht nga presidenti Ivanov janë nga Manastiri, Shkupi, Gostivari, Vallandova, Resnja, Negotina, Strumica e vende tjera.