Ivica Konevski padit zëdhënësin e VMRO-DPMNE-së për shpifje

Anëtari i VMRO-DPMNE-së Ivica Konevski ka njoftuar se sot ka dorëzuar padi për shpifje kundër zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, për të cilin thotë se “financohet nga partia të përhapur gënjeshtra në interes të shefit të tij”.

Marketing

“Mickoski në këtë mënyrë u kap për diskreditimin tim personal, ndërsa kjo e tregon vetëm pafuqinë e tij të përballet me kritikat konstruktive të cilat ia drejtova pas humbjes në zgjedhje. Ai, me sjelljen e këtillë, edhe një herë e konfirmoi se nuk ka kurrfarë respekti ndaj të gjithë funksionarëve të tanishëm të partisë, bashkëpartiakë të mi të respektuar, si dhe ndaj atyre të cilët pa mëdyshje me me qëllime më të sinqerta kërkuan dorëheqjen e tij nga funksioni i kryetarit pas mossuksesit që e përjetoi në zgjedhjet parlamentare” shkruan Konevski.

Ai po ashtu shprehet i sigurt se për një kohë shumë të shkurtër Stoillkovski publikisht do t’i kërkojë ndjesë për gënjeshtrat e thëna.