Ixhet Memeti nuk përfill shqipen, flet maqedonisht

Ndonëse pretendon se mbron liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe është Avokat i Popullit, Ixhet Memeti nuk respekton të drejtën e tij Kushtetuese, për të folur dhe shprehur në gjuhën amtare, ndërsa arsyetohet se këtë e bën në shenjë respekti ndaj shoqërisë.

Marketing

Ai është respekt ndaj asaj që do të thotë shoqëri, bashkim dhe nevojë e shoqërisë sonë – tha Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Në funksion aq sa ekziston edhe vet institucioni. Memeti nuk sheh asgjë të keqe këtu, megjithatë nuk do të donte mandat të përhershëm. Ndërkohë që shprehet se gjatë zgjedhjes së tij në këtë post gjithmonë ka pasur edhe mbështetjen e partive maqedonase.

Në zgjedhjen time të dytë, për fat të keq pasi LSDM-ja nuk ndodhej në Kuvend, kisha mbështetjen vetëm të VMRO-së. Kjo dëshmon se mandatet e mia kanë gëzuar mbështetjen të partive politike maqedonase edhe të së majtës edhe të së djathtës – tha ai.

Duke i përkujtuar 24 dhjetorin e 2012 dhe mos ndërmarrjen e masave si Avokat i Popullit për largimin e dhunshëm të deputetëve nga Kuvendi dhe dhjetëra raste të tjera për të cilat institucioni në krye me të i kishin mbyllur sytë, Memeti arsyetohet me faktin se Avokati i Popullit vetëm adreson vërejtjet dhe nuk ka asnjë mekanizëm tjetër në duart e tij. Njëri ndër rastet kur Ixhet Memeti ishte i zëshëm ishte edhe arrestimi i Mitko Çavkov dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Në vigjilje të 20 vjetorit të institucionit Avokati i Popullit, Memeti shprehu gatishmëri për të vazhduar luftën kundër padrejtësive, korrupsionit dhe diskriminimit. Për këtë kërkoi mbështetjen e Qeverisë dhe Kuvendit. I pari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se rekomandimet e Avokatit Popullit duhet bërë doracak studimi, ndërsa kryeministri Zoran Zaev theksoi gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim.