Izet Mexhiti: Asnjëherë nuk kemi qenë pjesë e rasteve të montuara, ku çdokund del i përzier Artan Grubi

“Sonte në Kumanovën e sakrificës së madhe kombëtare, po paralajmërojmë FITOREN E MADHE të shqiptarëve dhe koalicionit opozitar VLEN! Ftoj çdo aktivist të sinqertë të BDI-së t’i bashkëngjitet Lëvizjes Demokratike sepse fryma e vërtetë e BDI është pikërisht në Lëvizjen tonë! Ne nuk e mohojmë që kemi qenë pjesë dhe derivat i atij subjekti, por asnjëherë nuk kemi qenë derivat i Dick Martit, shtëpive të verdha, e rasteve të montuara, ku çdokund del i përzier Artan Grubi”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti i cili njëherit bëri thirrje për mbështetje të Taravarit për president shteti.

Marketing

“Ju ftoj që nga nesër masovikisht të dalim në orën 10 të mengjesit dhe me nënshkrimin tonë të legjitimojmë kandidaturën e kandidatit shqiptar për President, Dr. Arben Taravarit dhe të vendosim shenjën tonë në NDRYSHIMIN E MADH që po vjen me 8 Maj! Ne kemi thënë që në fillim se do të dalim me kandidat shqiptar për President, ndërsa BDI doli me kandidat vetëm për të përçarë votën shqiptare. BDI nuk është ajo e vjetra që bashkonte shqiptarët, kjo BDI e kapur nga Artan Grubi vetëm përçan shqiptarët, prandaj edhe nuk e meriton votën shqiptare. Vota shqiptare, e shumicës së dytë në vendin tonë do të shkojë për Arben Taravarin! NDRYSHIMI PO VJEN!”, tha Mexhiti.