Izet Mexhiti: Dikur sillnim studentët në Çarshi, sot Artan Grubi na i solli Kazinot

Bartësi i Listës në Zonën Një të Koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, njëherit edhe kryetar i LD-së, takoi qytetarët e Çairit, si dhe vizitoi Çarshinë e Vjetër, duke bashkëbiseduar me tregtarë dhe gastronom të ndryshëm.

Marketing

“Vazhdojmë vizitat me qytetarët, jemi në Çarshi të Vjetër, respektivisht afër objektit kur dikur ishte pjesë e UT-së, ndërsa sot Artan Grubi na i ka sjellë kazinot në hapsirën më të frekuentuar siç është Çarshia e Shkupit”, ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti ka akuzuar pushtetin se po devijon shoqërinë me investime destruktive dhe kazino që po ja zënë frymën gjeneratës së re.

Mexhiti po ashtu ka prezantuar programin politik duke thënë se programi i VLEN është pragmatik, i kapshëm dhe shumë i denjë për qytetarin dhe shoqërinë e vendit.

Marketing