Izet Mexhiti falëmenderon anëtarësinë për rezultatet e arritura në zgjedhje

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Themelues të Lëvizjes Demokratike, falenderova gjithësecilin për rezultatin e arritur dhe njëkohësisht njoftova anëtarët e Këshillit për rrjedhat politike, hapat e ardhshme dhe procesin e negociatave për Qeverinë e re.

Marketing

Unanimisht anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet.

Pika e fundit e mbledhjes së djeshme ishte zgjedhja e zëdhënësit të Lëvizjes Demokratike, ku me mbështetje të plotë të anëtarëve të Këshillit Themelues u zgjodh aktivisti Fari Hiseni.


#NdryshimiVlen