Izet Mexhiti i përgjigjet Ali Ahmetit: Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet por po avancohet! (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në një intervistë eksluzive për RTK i është përgjigjur akuzave të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti se qeveria aktuale po rrezikon përdorimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve dhe në përgjithësi Marrëveshjen e Ohrit.

Marketing

“Të gjitha këto akuza janë dështime të punëve gjysmake të cilat i ka lënë Ali Ahmetit, që e kanë problemizu gjuhën shqipe në komisionin e Venedikut ministrat e tij, mendimet negative për balancuesin janë me shkrim të ministrave të tij. Po mundohet të krijon një percepcion të gabueshëm. Ndonëse decentralizimi është shtyllë e rëndësishme e Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia ka mbetur si shteti më i centralizuar në regjion”, ka thënë Mexhiti.

Kjo qeveri sipas Mexhitit ka mundësuar brenda një afati të shkurtë, gjysmë miliardë euro të shkojnë për komunat dhe fuqizim të decentralizimit që është shtyll e Marrëveshjes së Ohrit.

“Për balancuesin, për gjuhën shqipe, për çështje tjera, mendoj se mjaftueshëm elaborova që nuk cenohen por po avancohen. Nëse ka pasur mekanizëm, tash po punojmë që të ketë ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratë”, ka shtuar Mexhiti.

Marketing