Izet Mexhiti inicon koordinim të rregullt me përfaqësuesit e ekzekutivit nga VLEN

#KALOJMË NË VEPRIM!

Marketing

Për të siguruar një shkallë të lartë efikasiteti në zbatimin e zotimeve tona programore, zv.kryeministri i parë i qeverisë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, filloi një praktikë të koordinimit të rregullt me ​​ministrat e shëndetësisë, çështjeve evropiane, ekonomisë, qeverisjes së mirë, si dhe të punës, demografisë dhe rinisë, të cilët u zgjodhën me propozimin e koalicionit VLEN.

Ky lloj koordinimi do të shtrihet edhe me zëvendësministrat dhe me kuadrin tjerët të zgjedhur dhe të emëruar të VLEN-it në pushtetin ekzekutiv.

Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për zbatimin e premtimeve parazgjedhore dhe zbatimin e politikave që do të zgjidhin problemet e qytetarëve, do të rrisin standardet e jetesës dhe do të sigurojnë një të ardhme të sigurt. Jemi të fokusuar në dinamizimin e perspektivave të BE-së, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe decentralizimin e pushtetit tek komunat si shërbimi i parë i drejtpërdrejtë për qytetarët.

Ne kemi një plan dhe vizion për të dhënë rezultate brenda afateve të përcaktuara saktësisht. Së bashku me kryetarin e Kuvendit dhe deputetët e koalicionit qeverisës do të propozojmë dhe miratojmë zgjidhje të duhura ligjore.