Izet Mexhiti: Kjo Qeveri është me orientim pro-evropian

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, në një paraqitje në emisionin Triling në Televizionin 24, ka deklaruar se Qeveria është me orientim pro-evropian. Me këtë rast, lidhur me vizitën e Presidentes Ursulla von der Leyen në kontekst të fillimit të negociatave, ai u shpreh:

Marketing

“Janë çështje politike ndryshimet kushtetuese të futen komuniteti bullgar në Kushtetutë, por ka shumë që duhet punuar në të gjithë kapitujt në të gjitha fushat.”
Në pyetjen se në cilën pjesë duhen ndryshime dhe duhet punuar, zëvendëskryeministri u shpreh:

“Thuajse kudo. Administrata, mjedisi jetësor, shteti ligjor. Ne duhet t’ju afrohemi standardeve evropiane”.

Gjithashtu, zv.kryeministri theksoi se askush nuk e ka kontestuar që komuniteti bullgar duhet të jetë pjesë e Kushtetutës, por se duhet rënë dakord që të mos ketë kërkesa të reja, domethënë të sigurohet një garanci që mos të ketë bllokada të mëtejme.

Ai theksoi se këtu janë të pranishëm bullgarët, janë edhe në regjistrimin e fundit dhe nuk ka arsye që të dallohen nga komunitetet tjera.
Izet Mexhiti thekson se vendi nuk ka alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian dhe për këtë po punohet intensivisht me partnerët strategjikë, por edhe në kuadër të Qeverisë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të arritur qëllimin.

Marketing