Është thellësisht shqetësuese që në vendin e lirisë dhe shpresës të ndodh një atentat ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në emrin tim personal dhe si zv. kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh keqardhjen e thellë për sulmin e mbrëmshëm ndaj ish-presidentit Trump.
Ky akt i dhunës është absolutisht i papranueshëm dhe përbën një kërcënim serioz për vlerat dhe parimet demokratike të ShBA-së.
Lutjet dhe solidariteti ynë janë me z. Trump dhe familjen e tij dhe të plagosurve tjetrë, në këtë kohë të vështirë. U dëshiroj sherim të shpejtë.