Izet Mexhiti me mesazh të fuqishëm: “Ndryshimin nuk e ndal askush – detyrimi ynë i vetëm është populli!”

Zv/kryeministri i parë dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar me një status të fortë në rrjetet sociale, ku ka theksuar se viktimizimi dhe fajësimi i të tjerëve nuk janë cilësi të liderëve të vërtetë.

“Viktimizimi kurrë nuk ka qenë virtyt i popujve të mëdhenj, as i prirësve të lavdishëm,” ka shkruar Mexhiti në mesazhin e tij, duke kritikuar mënyrën se si disa aktorë politikë shmangin përgjegjësinë për zgjedhjet e tyre.

Ai shton se qytetarët kanë kërkuar ndryshim, dhe ky proces është tashmë i pandalshëm. “Populli kërkon siguri dhe qëndrueshmëri, dhe liderë tek të cilët mund të mbështetet,” shprehet ai, duke nënvizuar rolin e liderit si garantues i besimit dhe dinjitetit.

Në fund të statusit, Mexhiti e përmbyll me një mesazh të qartë dhe të vendosur: “Rrini rahat! Ndryshimin s’ka kush e ndal, sepse atë e ka kërkuar populli.”

Ky mesazh vjen në një kohë kur fushata para zgjedhjeve lokale po intensifikohet, dhe koalicioni qeveritar VLEN synon të fitojë besimin e qytetarëve me premtime dhe qeverisje të përgjegjshme lokale.

Marketing